Ariana Grande sqaron largimin nga jeta publike: Vendim i pjekur që e kisha marrë kohë më parë

Ariana Grande sqaron largimin nga jeta publike: Vendim i pjekur që e kisha marrë kohë më parë

Këngëtarja e njohur me famë botërore Ariana Grande e quajti vendimin e saj për  t’u larguar përkohësisht nga vëmendja publike pas përfundimit të turneut të saj Eternal Sunshine një vendim të pjekur. Këngëtarja 33-vjeçare dha një koncert të hënën, më 3 gusht, në Çikago dhe gjatë performancës së saj, ajo iu drejtua publikut, duke shpjeguar arsyet e vendimit të saj. Grande e bëri të qartë brenda katër minutash se njoftimi se do të merrte një pushim nga paraqitjet publike nuk ishte rezultat i një reagimi të çastit apo i një impulsi. “Njoftimi që u bë dje nuk ishte diçka reaktive apo impulsive. Ishte diçka që kisha vendosur ta bëja”, tha ajo, duke shtuar se ishte një vendim që e kishte marrë “në heshtje, shumë kohë...