Të dashurosh, do të thotë të jemi gati të heqim dorë nga liria, të sakrifikojmë vetet tona për Perëndinë e ndjenjave

Të dashurosh, do të thotë të jemi gati të heqim dorë nga liria, të sakrifikojmë vetet tona për Perëndinë e ndjenjave

Edhe ata që duhen deri në robëri, janë gati t’i blatojnë lirisë pjesë të sundimeve të tyre, dhe këtë e bëjnë duke qenë të dashuruar vërtetë, dhe të kyçur në këtë “çmendinë”, për t’i dhënë kuptimin themelor jetës dhe vetë asaj për t’i ofruar zemrat si garanci e devocionit dhe përkushtimit. “Të dashurosh do të thotë të kapërcesh vetveten për të shkuar tek tjetri, edhe pse fatkeqësisht shpesh kjo shndërrohet në një dëshirë për të sunduar tjetrin. Shumë njerëz mendojnë se të jetosh një marrëdhënie, do të thotë t’i imponohesh tjetrit, dhe nga pikëpamja afektive ata dashurojnë në mënyrë tiranike, sunduese, ku tjetrin e përdorin vetëm për të plotësuar nevojën vetjake.” përkufizoi “pamëshirshëm” në librin “Frikë nga dashuria”, Giacomo Dacquino, i cili guxon t’i vihet...