Zbulohen filmat në garë për Luanin e Artë në Festivalin e Filmit në Venecia
Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Venecia ka publikuar listën e 20 filmave që do të garojnë për çmimin prestigjioz Luani i Artë në edicionin e 83-të, i cili do të hapet më 2 shtator me filmin “Ink” të regjisorit britanik Danny Boyle. “Ink”, një dramë që trajton blerjen e tabloidit britanik The Sun nga manjati i medias Rupert Murdoch, sjell në rolet kryesore Jack O’Connell, Guy Pearce dhe Claire Foy, ndërsa do të jetë edhe në garë për çmimin kryesor të festivalit. Mes pretendentëve më të spikatur për Luanin e Artë janë edhe “Wild Horse Nine” i Martin McDonagh, me John Malkovich dhe Sam Rockwell, “Bucking Fastard” i Werner Herzog, me Kate Mara, Rooney Mara dhe Orlando Bloom, si dhe “Bunker” i Florian Zeller, ku...
Burimi:
kultplus.com