Xhudistët e Kosovës përgatiten në Kampin Olimpik në Papendal të Holandës
Ekipi i xhudos së Kosovës ka marrë pjesë gjatë kësaj jave në Kampin Olimpik Stërvitor në Papendal të Holandës, një prej qendrave më të njohura të sportit elitar në Evropë. Në këtë kamp janë mbledhur xhudistë të nivelit të lartë nga vende të ndryshme të botës, ndërsa Kosova ka vazhduar përgatitjet intensive për garat e ardhshme ndërkombëtare. Nën udhëheqjen e kryemjeshtrit Driton Kuka dhe trajneres Majlinda Kelmendi, Kosovën në kamp e përfaqësuan: Laura FazliuFlaka LoxhaFatjona KasapiErza MuminoviqLaurinë GashiEnise ZijadeAkil GjakovaDardan CenaShpati Zekaj Pjesëmarrja në Kampin Olimpik në Papendal është pjesë e përgatitjeve të xhudistëve kosovarë për sfidat e ardhshme ndërkombëtare, me synimin për të arritur në formën më të mirë drejt Lojërave Olimpike “Los Angeles 2028”. Xhudistëve të Kosovës u urojmë suksese në vazhdimin e...
Burimi:
kultplus.com