Bogujevci: Green Fest po e bën Mitrovicën edhe më të gjallë
Ministrja në detyrë e Kulturës, Saranda Bogujevci, ka marrë pjesë në edicionin e 16-të të Green Fest në Mitrovicë, festival që ndërthur muzikën, artin dhe aktivitetet kulturore me ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit. Përmes një postimi, Bogujevci ka theksuar se Mitrovica gjatë këtyre ditëve është shndërruar në një hapësirë edhe më të gjallë falë aktiviteteve të festivalit. “Green Fest po sjell në qytet muzikë, art dhe aktivitete që lidhin kulturën me një prej temave më të rëndësishme të kohës sonë: mjedisin”, ka shkruar ajo. Sipas Bogujevcit, pas 15 vitesh aktivitet, festivali vazhdon me të njëjtën ide, por me energji të re. “Ishte kënaqësi të jem pjesë e edicionit të 16-të”, ka përfunduar ajo./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com