Revista kroate “Oko” përkujtonte Eqrem Çabejn: “Një jetë e pasur dhe fisnike”

Revista kroate “Oko” përkujtonte Eqrem Çabejn: “Një jetë e pasur dhe fisnike”

Më 13 gusht 1980, në Tiranë, u nda nga jeta një prej figurave më të rëndësishme të albanologjisë, profesori Eqrem Çabej. Vetëm një muaj pas vdekjes së tij, më 13 shtator 1980, revista “Oko” e Zagrebit botoi një shkrim përkujtimor kushtuar jetës dhe veprës së tij shkencore. Në një periudhë të shoqëruar me përplasje të forta ideologjike mes udhëheqjeve komuniste të kohës, revista kroate e vlerësonte Çabejn si një studiues me kontribut të jashtëzakonshëm në gjuhësi, histori, letërsi dhe kulturën e popujve të Ballkanit. Studimi i gjuhës dhe kulturës shqiptare Në shkrimin e publikuar nga “Oko”, Çabeji përshkruhet si një njeri që “tërë jetën e vet ia kushtoi studimit të gjuhës dhe të zakoneve të popullit të vet si dhe të popujve të tjerë që...