Vijojnë punimet për ndërtimin e Muzeut Hebraik në Vlorë, Gonxhja: Do të ruajë kujtesën e bashkëjetesës shqiptaro-hebraike

Vijojnë punimet për ndërtimin e Muzeut Hebraik në Vlorë, Gonxhja: Do të ruajë kujtesën e bashkëjetesës shqiptaro-hebraike

Vijojnë punimet për ndërtimin e Muzeut Hebraik në Vlorë, një projekt që po realizohet në bashkëpunim me Fondin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF), në kuadër të rehabilitimit të Qendrës Historike të qytetit. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka publikuar pamje nga punimet, teksa thekson rëndësinë e projektit për ruajtjen dhe promovimin e kujtesës historike të komunitetit hebre në Shqipëri. Muzeu i ri do t’i kushtohet historisë dhe trashëgimisë së komunitetit hebre në vend, me synim dokumentimin dhe promovimin e historisë së bashkëjetesës mes popullit hebre dhe atij shqiptar. Sipas ministrit Gonxhja, muzeu pritet të pasurojë hartën muzeore të Shqipërisë, duke sjellë një destinacion të ri kulturor dhe edukativ, që do t’u shërbejë jo vetëm vizitorëve, por edhe brezave të rinj në njohjen dhe...