Vermoshi, një copëz magjie në Alpet e Shqipërisë
Mes maleve të larta, pyjeve të gjelbëruara dhe ujërave të kristalta, Bjeshkët e Vermoshit në Kelmend të Malësisë së Madhe shfaqen si një prej peizazheve më të bukura të veriut të Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga kjo perlë e Alpeve shqiptare, duke sjellë në vëmendje bukurinë natyrore të një prej zonave që gjatë verës tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë vendas dhe të huaj. Vermoshi të magjeps me natyrën e tij të gjelbër, pemët e larta, relievin malor dhe peizazhet që ndryshojnë ngjyra nën dritën e diellit. Është një panoramë që duket si e pikturuar, ku gjelbërimi i bjeshkëve ndërthuret me kaltërsinë e qiellit dhe rrjedhat e ujërave malore. Në këtë mozaik natyror, lumi i Vermoshit dhe burimet e ujërave...
Burimi:
kultplus.com