Vazhdojnë hulumtimet arkeologjike në Kalanë e Kastërcit në Suharekë
Hulumtimet arkeologjike në Kalanë e Kastërcit në Suharekë po vazhdojnë edhe gjatë vitit 2026, me fokus të veçantë në hapësirën e bazilikës paleokristiane dhe zonat përreth saj. Kalaja e Kastërcit konsiderohet një nga lokalitetet më të rëndësishme arkeologjike të Kosovës, me gjurmë banimi që datojnë që nga periudha eneolitike dhe dëshmi të zhvillimit të lokalitetit deri në mesjetë. Një nga zbulimet më të rëndësishme në këtë hapësirë është bazilika paleokristiane e fillimit të shekullit VI, së bashku me pagëzimoren, muret rrethuese dhe varret mesjetare të zbuluara në hapësirën e saj, përcjell KultPlus. Për të parë nga afër punimet dhe zhvillimin e hulumtimeve arkeologjike, në Kastërc ka qëndruar për vizitë zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Nora Arapi Krasniqi. Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka theksuar rëndësinë...
Burimi:
kultplus.com