Netflix shndërron billboard-in në dhomë ndenjeje për promovimin e “The Last House”

Netflix shndërron billboard-in në dhomë ndenjeje për promovimin e “The Last House”

Netflix ka realizuar një fushatë të pazakontë promovuese në Los Angeles për filmin e ri sci-fi horror “The Last House”, duke vendosur një billboard rreth 9 metra të lartë, me një dhomë ndenjeje të mobiluar plotësisht. Më 7 gusht, një burrë i veshur me pizhame dhe një robdeshambër u vendos brenda kësaj “dhome”, ku qëndroi për tri ditë. Ai komunikonte me kalimtarët përmes një tabele të bardhë, pinte kafe dhe pranoi se e kishte të vështirë të flinte në ato kushte. Për shkak të temperaturave të larta në Kaliforninë Jugore, hapësira ishte pajisur edhe me kondicioner. Poshtë dritares së dhomës ishte vendosur slogani: “How long can you last?” (“Sa gjatë mund të qëndrosh?”). There's a guy in there 👀 pic.twitter.com/L79Q7pisNP— Netflix (@netflix) August 6, 2026...