37 vite nga vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

37 vite nga vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri

Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri u zhvillua më 14-17 gusht 1989, në një periudhë kur vendi ndodhej ende nën regjimin komunist dhe kur figura e saj, për shkak të veprimtarisë fetare dhe humanitare, përbënte një çështje të ndjeshme për autoritetet shqiptare. Vizita u cilësua zyrtarisht si vizitë private. Nënë Tereza do të shoqërohej në Shqipëri nga murgesha me origjinë shqiptare nga Prizreni, Marie Goreti, si dhe nga regjisorja kanadeze me banim në Shtetet e Bashkuara, Jeanette Petrie, e cila kishte realizuar filmin “Nënë Tereza”. Nënë Tereza mbërriti në Aeroportin e Rinasit, ku u prit nga përfaqësues të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe të Komitetit për Marrëdhënie Kulturore me Botën e Jashtme. Programi i vizitës përfshinte disa prej vendeve që kishin lidhje me...