Çfarë të lexoni? Akademia Suedeze rekomandon vepra të nobelistëve të letërsisë
Akademia Suedeze ka publikuar disa rekomandime leximi për ata që duan të njihen më nga afër me veprat e autorëve që janë vlerësuar me Çmimin Nobel në Letërsi. Ekspertët e Akademisë kanë përzgjedhur disa romane të rëndësishme, duke ndarë edhe përshtypjet e tyre për veprat dhe autorët. “Herscht 07769” – László Krasznahorkai Romani i shkrimtarit hungarez László Krasznahorkai, fitues i Nobelit në Letërsi, përshkruhet nga Anna-Karin Palm si një vepër ku “gjëra të çuditshme fillojnë të ndodhin”. Sipas saj, autori vendos ngrohtësinë e thjeshtë njerëzore përkrah dhunës dhe urrejtjes, ndërsa bukuria dhe rendi sublim që përfaqëson muzika e Bach-ut shfaqen gjatë romanit si një ëndërr e largët. “The Vegetarian” – Han Kang Romani i shkrimtares koreanojugore Han Kang paraqet një portret të mprehtë të një...
Burimi:
kultplus.com