“Valsi i Yjeve”, poezia e Lasgush Poradecit merr jetë në muzikë nga Xhon Jesku

“Valsi i Yjeve”, poezia e Lasgush Poradecit merr jetë në muzikë nga Xhon Jesku

Poezitë e pavdekshme të Lasgush Poradecit, mes tyre “Më zu një mall”, “Malli”, “U patmë nisur”, “Vallja e Yjeve”, “Ku shtrohet vala” dhe “Poradeci”, janë kthyer në muzikë nga kantautori pogradecar Xhon Jesku. Artisti ka krijuar gjashtë këngë të reja të mbështetura në lirikat e poetit të madh, një projekt artistik i sjellë për publikun përmes koncertit “Valsi i Yjeve”. Për Jeskun, kjo ka qenë një sfidë e veçantë artistike dhe një përgjegjësi e madhe, pasi shndërrimi i vargjeve të Lasgushit në tinguj kërkon jo vetëm krijimtari, por edhe ndjeshmëri dhe respekt maksimal ndaj veprës së tij. Pjesë e këtij koncerti ishte edhe Maria Gusho, vajza e Lasgush Poradecit, e cila e ndoqi me emocione të veçanta interpretimin e këngëve të frymëzuara nga krijimtaria e...