“Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh” shfaqet në Etno Fest, Bogujevci: Janë rrëfime që nuk i përkasin vetëm së kaluarës
EtnoFest është duke vazhduar në fshatin Kukaj, dhe sonte është mbrëmja përbyllëse e edicionit të 16-të të këtij festivali, shkruan KultPlus. “Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh” i frymëzuar nga libri i Enver Dugollit dhe me regji të Yll Berishës është prezantuar në mbrëmjen e së dilës, shfaqje që është përcjellë nga afër edhe nga kryeministri në detyrë Albin Kurti e ministrja e kulturës e turizimit Saranda Bogujevci. “Mbrëmë, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, në EtnoFest ndoqëm shfaqjen “Qark i (Pa)Mbyllur Burgjesh”, të frymëzuar nga libri i Enver Dugollit dhe me regji të Yll Berishës. Përmes teatrit dokumentar dhe dëshmive të të burgosurve politikë shqiptarë, shfaqja rikthen në skenë një nga kapitujt më të errët të historisë sonë, në përkujtim të Masakrës së Burgut të Dubravës. Janë...
Burimi:
kultplus.com