Shkrumbohet pylli/ Rikthehen zjarret në Krujë, dy vatra të reja ‘shpërthejnë’ në Krastë, dhe lagjen Abazaj

Shkrumbohet pylli/ Rikthehen zjarret në Krujë, dy vatra të reja ‘shpërthejnë’ në Krastë, dhe lagjen Abazaj

Rikthehen vatrat e zjarrit sërish në Krujë. Një vatër e re zjarri është regjistruar sërish në zonën e Krastës së Krujës, këtë herë në pjesën veriore të saj, duke rikthyer shqetësimin për situatën e zjarreve në këtë zonë. Sipas raportimeve të qytetarëve, zjarri dyshohet se është i qëllimshëm dhe po përparon me shpejtësi, i favorizuar edhe nga era e fortë. Situata bëhet më shqetësuese pasi në zonën ku po përparojnë flakët ndodhen depo me lëndë plasëse, të cilat përdoren për furnizimin e guroreve. Për shkak të rrezikut, helikopteri i ushtrisë është rikthyer në zonë për të ndihmuar në përballimin e situatës. Ndërkohë, forcat zjarrfikëse të Krujës kanë krijuar një perimetër sigurie për të penguar afrimin e flakëve pranë depove. Situata vijon të mbetet problematike edhe...