“Kam bërë betimin mbi Kushtetutë”/ Kryetarja socialiste e bashkisë kundër Ramës: Dimali nuk duhet të shkrihet, mbroj…

“Kam bërë betimin mbi Kushtetutë”/ Kryetarja socialiste e bashkisë kundër Ramës: Dimali nuk duhet të shkrihet, mbroj…

Bashkia Dimal ka zhvilluar sot një mbledhje emergjente të Këshillit Bashkiak, ku në fokus ka qenë propozimi për shkrirjen e kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Bashkinë Berat. Në nisje të mbledhjes u lexua relacioni i propozuar për shkrirjen e Bashkisë Dimal dhe bashkimin e saj me Beratin. Sipas këshilltarëve bashkiakë, arsyet e paraqitura në relacion lidhen me lidhjen historike mes dy zonave, shtrirjen përgjatë lumit Osum dhe ekzistencën e spitalit në qytetin e Beratit. Këshilltarët e Dimalit kanë kundërshtuar këto argumente, duke deklaruar se ato nuk përputhen me analizën e paraqitur në raportin e ekspertëve. Vetë kryetarja e bashkisë, Juliana Memaj u shpreh kundër propozimit të shkrirjes së bashkisë Dimal, duke argumentuar se bashkia që ajo drejton vetëfunksionin dhe ka një performancë të...