Fillojnë punimet e Konferencës së IX të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës

Fillojnë punimet e Konferencës së IX të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës hapi sot punimet e Konferencës së IX të Ambasadorëve, e cila po mbahet nën temën “Kosova në një botë në ndryshim: Siguri, Partneritet dhe Zhvillim”, me pjesëmarrjen e krerëve institucionalë, ambasadorëve dhe shefave të misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës. Në fjalën e tij para të pranishmëve, Zëvendëskryeministri dhe Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, falënderoi ambasadorët për kontributin e tyre dhe theksoi rëndësinë e Konferencës së Ambasadorëve për vlerësimin e rezultateve të diplomacisë së Kosovës, si dhe për shqyrtimin e sfidave dhe zhvillimeve ndërkombëtare që ndikojnë në objektivat e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës. Ai nënvizoi përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave demokratike, orientimit euroatlantik dhe partneritetit strategjik me Shtetet e...