DokuFest shpalosi program që solli histori mbi qëndrueshmërinë, identitetin, kujtesën dhe raportin mes njeriut dhe botë
DokuFest XXV vazhdoi rrugëtimin e tij me një ditë të mbushur me shfaqje dokumentarësh, diskutime frymëzuese, dhe performanca artistike, duke sjellë së bashku kineastë, audienca, dhe krijues të rinj në hapësirat e ndryshme të festivalit në Prizren. Programi i së dielës (9 gusht) solli histori mbi qëndrueshmërinë, identitetin, kujtesën dhe raportin mes njeriut dhe botës që e rrethon, përmes filmave nga vende të ndryshme të botës dhe aktiviteteve që festojnë fuqinë e kinemasë dokumentare. Dita nisi me filmat from Dawn to Dawn (96’) pjesë e programit International Feature Dox, Cold Metal (103’) pjesë e programit Fiction/ Non Fiction dhe me If Pigeons Turn to Gold (110’), pjesë e programit View From the World, në Teatrin Bekim Fehmiu. Filmi solli një reflektim prekës mbi jetët e formuara nga ndryshimet shoqërore, migrimin dhe...
Burimi:
kultplus.com