Universiteti i Prishtinës hapi zyrtarisht edicionin e 26-të të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës
Sot, Universiteti i Prishtinës hapi zyrtarisht edicionin e 26-të të Universitetit Ndërkombëtar Veror të Prishtinës (Prishtina International Summer University – PISU), duke mirëpritur rreth 350 studentë nga Kosova dhe vende të ndryshme të botës. Ky program ndërkombëtar vazhdon të jetë një urë e rëndësishme e bashkëpunimit akademik, ndërkulturor dhe e shkëmbimit të përvojave mes të rinjve nga katër kontinente. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Prof. Arben Hajrullahu, në fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve, shprehu falënderimin dhe vlerësimin për profesorët dhe studentët nga vendi dhe jashtë, të cilët janë bërë pjesë e këtij edicioni të PISU. Rektori Hajrullahu nënvizoi se Universiteti Ndërkombëtar Veror është promotori kryesor i ndërkombëtarizimit të Universitetit të Prishtinës, duke shërbyer jo vetëm si platformë për zhvillim akademik, por edhe si mjedis që...
Burimi:
kultplus.com