U arrit marrëveshje për çështjet procedurale, Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 6 gusht

U arrit marrëveshje për çështjet procedurale, Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 6 gusht

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se sot është mbajtur mbledhja përgatitore me përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare të Legjislaturës së XI, në prag të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Sipas Haxhiut, gjatë takimit është arritur pajtim i plotë për të gjitha çështjet organizative dhe procedurale të parapara me Rregulloren e Kuvendit, përcjell KultPlus. Ajo rikujtoi se seanca konstituive do të mbahet më 6 gusht, duke filluar nga ora 10:00. Rendi i ditës do të përfshijë formimin e komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe mandateve, shqyrtimin e raportit të tij, betimin e deputetëve, si dhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Haxhiu bëri të ditur gjithashtu se përgatitjet administrative tashmë kanë përfunduar, ndërsa regjistrimi i deputetëve do të...