“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026
Nga plazhet me ujëra të kristalta të Shqipërisë deri te udhëtimet rrugore mes burimeve termale të Islandës, ja cilat janë 15 destinacionet më të mira për verën 2026, shkruan media italiane “Turisti per Caso”. Nga vendet më të njohura turistike, te zbulimet e reja dhe destinacione përrallore, Evropa ofron këtë verë 15 vende ideale për çdo lloj turisti. Në këtë listë përfshihen destinacione për turistët që kërkojnë aventura dhe emocione pranë natyrës, për ata që duan të pushojnë larg zhurmës së përditshme, si dhe për vizitorët që dëshirojnë të shijojnë diellin, detin dhe atmosferën e pushimeve. Nga plazhet e bukura te qytetet historike dhe peizazhet natyrore mbresëlënëse, këto vende ofrojnë përvoja të ndryshme që mund t’u përshtaten dëshirave të çdo vizitori. Mbetet vetëm të zgjidhni...
Burimi:
kultplus.com