“Tungjatjeta”, projekti i ri për mësimin e gjuhës shqipe te fëmijët e diasporës
Projekti “Tungjatjeta”, një metodë e re dygjuhëshe për mësimin e gjuhës shqipe, e konceptuar për fëmijët shqiptarë që rriten në mjedise dygjuhëshe dhe shumëgjuhëshe. Në kuadër të Seminarit XIX Mbarëkombëtar të Mësuesve të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë u prezantua ky projekt nga Dr. Mimoza Hysa, drejtore e Qendrës së Botimeve për Diasporën, e cila paraqiti rrugëtimin institucional që çoi në zhvillimin e kësaj nisme, dhe nga Prof. Dr. Aljula Jubani, autore e metodës, e cila prezantoi qasjen didaktike dhe risitë metodologjike të saj. Projekti është iniciuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën dhe është zhvilluar në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Shqipe në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, si edhe me mësuesit e gjuhës...
Burimi:
sot.com.al