Trupa e baletit e TKOB-së  me “Carmen” sukses në Teatro Comunale di Bologna

Trupa e baletit e TKOB-së  me “Carmen” sukses në Teatro Comunale di Bologna

Baleti “Carmen” u prit me entuziazëm nga publiku italian. Trupa e baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, një tjetër sukses ndërkombëtar në një prej skenave të Italisë, Teatro Comunale di Bologna. Pas suksesit të madh në Tiranë, baleti “Carmen” udhëtoi drejt Bologna-s, duke sjellë në skenë emocionin, pasionin dhe nivelin artistik të trupës së baletit të TKOB-së. Në rolet protagoniste shkëlqyen Anbeta Toromani, Alessandro Macario dhe Luca Curreli, të shoqëruar nga trupa e baletit, në një interpretim që u duartrokit gjatë nga publiku. Të pranishëm në sallë ishin edhe drejtori i përgjithshëm i TKOBAP-së, Aulon Naçi, drejtoresha e Teatro Comunale di Bologna, Elisabetta Riva, drejtori artistik Pierangelo Conte, si edhe përfaqësues të rëndësishëm të jetës artistike dhe kulturore italiane. TKOB shprehet se shfaqjet...