“Travel and Tour World”: Shqipëria mes destinacioneve që po udhëheqin valën e re të turizmit në Europë

“Travel and Tour World”: Shqipëria mes destinacioneve që po udhëheqin valën e re të turizmit në Europë

Revista ndërkombëtare “Travel and Tour World” e rendit Shqipërinë si një nga destinacionet që po formësojnë trendet e reja të turizmit në Europë. Agjencia për Media dhe Informim ndau sot artikullin e publikuar në revistën ndërkombëtare “Travel and Tour World”, ku promovohet Shqipëria turistike. Sipas revistës gjithnjë e më shumë udhëtarë po orientohen drejt destinacioneve autentike, me natyrë të paprekur, bregdet të mrekullueshëm, trashëgimi kulturore dhe përvoja unike, karakteristika që e kanë vendosur Shqipërinë në qendër të këtij interesi në rritje. Nga Alpet, te Riviera shqiptare, nga qytetet e UNESCO-s, te mikpritja tradicionale, Shqipëria vijon të forcojë pozicionin e saj në hartën e turizmit europian./atsh/KultPlus.com