TKOBAP dyfishon të ardhurat nga eventet kulturore, 19 milionë lekë në 7 muaj

TKOBAP dyfishon të ardhurat nga eventet kulturore, 19 milionë lekë në 7 muaj

Eventet dhe performancat artistike të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor (TKOBAP) po i shton vlerë ofertës kulturore dhe sezonit turistik në vend. TKOBAP ka shënuar rritje të ndjeshme të aktivitetit artistik gjatë periudhës janar–korrik 2026, ndërsa të ardhurat nga eventet kulturore janë më shumë se dyfishuar, duke arritur në 19 milionë lekë, nga 9,44 milionë lekë në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ndau statistikat e aktivitetit të TKOBAP, duke theksuar rritjen e numrit të eventeve, premierave, spektatorëve dhe të ardhurave krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Gonxhja, gjatë shtatë muajve të parë të vitit u zhvilluan 150 evente, nga 122 në të njëjtën periudhë...