Dhjetëra mijëra festivalistë përballen me shiun në ditën e parë të Reading Festival

Dhjetëra mijëra festivalistë përballen me shiun në ditën e parë të Reading Festival

Dhjetëra mijëra festivalistë kanë mbërritur në Reading Festival, pavarësisht reshjeve të dendura që kanë shoqëruar ditën e parë. Rreth 100 mijë persona pritet të marrin pjesë në event, ku do të performojnë Charli XCX, Raye, Chase & Status, Dave dhe Fontaines D.C. Në një intervistë për BBC, Jack, i cili mbërriti me miqtë e tij një ditë më herët, tregoi se njëra prej çadrave të grupit u përmbyt nga shiu. “Për fat të mirë, nuk ishte e imja”, tha ai, duke shtuar se pas motit të thatë të vitit të kaluar, këtë herë festivalistët do të përballen me baltën. Edhe Tabby, e cila po merr pjesë për herë të parë, tha për BBC se moti nuk ishte ai që prisnin. “Shiu na e ka ulur...