“The Snow Was Dirty”, Simenon rikthehet në një roman grafik të zymtë dhe tronditës

“The Snow Was Dirty”, Simenon rikthehet në një roman grafik të zymtë dhe tronditës

Një prej romaneve më të errëta të Georges Simenon, “The Snow Was Dirty”, rikthehet në një formë të re përmes romanit grafik të përshtatur nga Jean-Luc Fromental dhe ilustruesi belg Yslaire. Vepra, e botuar nga Carlsen Verlag, sjell në faqet e saj një histori të rëndë mbi dhunën, moralin e humbur dhe anën më të errët të shoqërisë. Historia nis në një bar të dyshimtë, ku çdo mbrëmje mblidhen persona me të kaluar kriminale dhe rrëfejnë me krenari bëmat e tyre. Mes tyre është edhe 18-vjeçari Frank Friedmaier, një djalosh i rritur në një ambient të degraduar, pasi nëna e tij drejton një shtëpi publike. I ftohtë dhe i papjekur, Frank nis një rrugëtim gjithnjë e më të thellë drejt dhunës dhe krimit. Një natë,...