“Dance in August” sjell në Berlin një udhëtim përmes trupit, natyrës dhe rezistencës
Festivali “Dance in August” në Berlin vijon të sjellë në skenë koreografi nga vende dhe kultura të ndryshme, duke e kthyer vallëzimin në një hapësirë ku takohen natyra, kujtesa, frika dhe dëshira për të rezistuar. Në javën e parë të festivalit, publiku u përball me vepra që udhëtojnë nga Portugalia e Greqia deri në Tajvan dhe Rumani. Edhe pse temat dhe gjuhët koreografike ndryshojnë, një ndjesi e përbashkët përshkon disa prej tyre: përballja e trupit me një botë që shpesh duket gjithnjë e më e pasigurt. Një prej produksioneve të rëndësishme është “Sounding Light” nga Cloud Gate Dance Theatre of Taiwan, koreografi e Cheng Tsung-lung. E lidhur me imazhe të natyrës, perëndive dhe luftëtarëve, vepra ndërton një peizazh skenik ku trupat e 12 valltarëve shfaqen...
Burimi:
kultplus.com