Pesë detaje që zbulojnë magjinë e “Café Terrace at Night” të Van Goghut
Përpara se Vincent van Gogh të pikturonte të famshmen “The Starry Night”, ai krijoi një tjetër natë të mbushur me yje. “Café Terrace at Night”, e realizuar në shtator të vitit 1888 në Arles të Francës, shënoi një moment të rëndësishëm në krijimtarinë e artistit dhe mënyrën e tij të re për të parë botën. Piktura paraqet një kafene të ndriçuar nga llambat në një shesh të qetë të qytetit, ndërsa sipër saj shtrihet një qiell i thellë blu, i mbushur me yje. Por pas kësaj pamjeje të parë fshihen detaje që e bëjnë veprën shumë më komplekse. Van Gogh kishte mbërritur në Arles në kërkim të një fillimi të ri. Drita e jugut të Francës dhe peizazhi i Provence-s e tërhoqën artistin, i cili...
Burimi:
kultplus.com