Teatri e artet skenike nga nëntë shtete bashkohen në Prizren
Në Prizren filloi edicioni i pestë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit në Hapësirë të Hapur Prizren Fest. Festivali, i cili zhvillohet nga 21 deri më 27 korrik, sjell për publikun shfaqje teatrale, performanca, koncerte, shfaqje stand-up dhe punëtori artistike. Nata hapëse e festivalit u organizua në sallën e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Në ceremoninë e hapjes morën pjesë u.d. e Presidentes së Kosovës Albulena Haxhiu, kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, si dhe shumë të ftuar të tjerë të nivelit të lartë. Shfaqja e parë e festivalit ishte performanca “Borderless Body” nga Sllovenia. Në kuadër të Prizren Fest do të prezantohen artistë nga Italia, Franca, Turqia, Maqedonia e Veriut, Brazili, Spanja, Kanadaja, Holanda, Shqipëria dhe Kosova. Programi i festivalit: 22 korrik,...
Burimi:
kultplus.com