Sunny Hill publikon orarin e plotë, Katy Perry, Lewis Capaldi dhe Martin Garrix kryesojnë tri netët e festivalit
Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar programin ditor të edicionit të sivjetmë, i cili do të mbahet nga 31 korriku deri më 2 gusht, duke zbuluar edhe oraret e performancave të artistëve kryesorë. Sipas programit zyrtar, nata e parë e festivalit, më 31 korrik, do të kulmojë me performancën e superyllit të muzikës pop Katy Perry, e cila do të ngjitet në skenë rreth orës 22:30. Gjatë kësaj mbrëmjeje do të performojnë edhe emra të njohur si Dhurata Dora, La Fazani dhe artistë të tjerë. Më 1 gusht, skena kryesore do t’i takojë këngëtarit skocez Lewis Capaldi, i cili pritet të performojë nga ora 22:30. Programi i natës së dytë përfshin gjithashtu performanca nga Asgjë Sikur Dielli, Lumi B, Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical...
Burimi:
kultplus.com