“Studentët tanë paguhen më shumë se ne”, Manjola Nallbani në Komisionin e Kulturës: Doktoratura s’mund të jetë kriter që të japim mësim

“Studentët tanë paguhen më shumë se ne”, Manjola Nallbani në Komisionin e Kulturës: Doktoratura s’mund të jetë kriter që të japim mësim

Është mbajtur sot komisionin parlamentar për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, ku u diskutua lidhur me pengesat që hasen për avancimin në karrierën artistike dhe akademike të artistëve në vendin tonë. Prezente në këtë komision ishte dhe këngëtarja e njohur Manjola Nallbani e cila u ndal te problemet lidhur me kualifikimet dhe ndjekjen e doktoraturës, duke thënë se nuk duhet të jetë e detyrueshme që një artist me përvojë të gjatë të privohet nga e drejta e dhënies së mësimit në rast se nuk ka doktoraturën. “Ne nuk kishim mundësi të ndiqnim doktoraturat, jo se nuk donim. Unë kam shkuar dhe në universitete të tjera dhe kishte stopuar. Ndërkohë vitet iknin, ne kemi vazhduar të bëjmë karrierën tonë që është gjëja më e rëndësishme. Nuk pretendojmë...