Stand-up comedy rikthehet në Prishtinë, pesë komedianë në skenën e Pallatit të Rinisë

Stand-up comedy rikthehet në Prishtinë, pesë komedianë në skenën e Pallatit të Rinisë

Platoja e Pallatit të Rinisë në Prishtinë do të shndërrohet më 30 korrik në një skenë humori, ku pesë nga emrat më të njohur të stand-up comedy do të sjellin një mbrëmje me humor, energji dhe surpriza. Ngjarja “Perëndimi është veç fillimi” do të mbahet duke filluar nga ora 19:00, ndërsa organizatorët ftojnë publikun të bëhet pjesë e kësaj nate të veçantë, shkruan KultPlus. Përmes këtij aktiviteti, skena e stand-up comedy në Kosovë vazhdon të zgjerohet, duke krijuar hapësira të reja për humorin, performancën dhe komunikimin e drejtpërdrejtë me publikun./KultPlus.com