Spanja mposht Francën dhe siguron finalen e Kupës së Botës

Spanja mposht Francën dhe siguron finalen e Kupës së Botës

Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës FIFA 2026, pasi mposhti Francën me rezultat 2-0 në gjysmëfinalen e zhvilluar të martën në stadiumin “Dallas” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “La Roja” kaloi në epërsi në minutën e 22-të, kur Lucas Digne shkaktoi penallti ndaj Lamine Yamal. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Mikel Oyarzabal, i cili dërgoi topin në rrjetë me një goditje të pandalshme, duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Mike Maignan, përcjell KultPlus. Spanja dominoi pjesën e parë, duke kontrolluar lojën me qarkullim të shpejtë të topit dhe duke krijuar raste të rrezikshme, ndërsa Franca hasi vështirësi për të gjetur ritmin dhe për të aktivizuar lojtarët e saj ofensivë. Në mbrojtje, spanjollët u shfaqën të sigurt, me...