Spanja kalon në epërsi në finalen e Botërorit 2026
Spanja ka kaluar në epërsi ndaj Argjentinës në finalen e Botërorit 2026, që po zhvillohet në stadiumin “MetLife” në New Jersey, falë golit të realizuar nga Ferran Torres. Goli ka ndezur atmosferën në tribunat e stadiumit, ndërsa spanjollët kanë marrë kontrollin e sfidës në kërkim të titullit botëror. Argjentina pritet të reagojë në vazhdim të takimit për të rikthyer baraspeshën në finalen e madhe./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com