Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, akset rrugore që do të jenë të bllokuara

Sot koncerti i Kanye West në Tiranë, akset rrugore që do të jenë të bllokuara

Sot do të zhvillohet koncerti i artistit ndërkombëtar Kanye West. Koncerti do të mbahet në stadiumin “Eagle Stadium”, i krijuar enkas në zonën e Kasharit, ndërsa për të garantuar mbarëvajtjen e aktivitetit dhe menaxhimin e trafikut, Policia e Tiranës ka njoftuar kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa akse rrugore. Nga ora 07:00 deri në 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës Durrës–Tiranë, nga zona e “Eiffelit” deri te “Casa Italia”, ndërsa ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet që operojnë në zonë. Po në të njëjtin interval do të bllokohet edhe korsia e daljes së autostradës në rrethrrotullimin e “Casa Italia”. Ndërkohë, nga ora 12:00 deri në 24:00, nuk do të lejohet qarkullimi në segmentet “Casa Italia”...