Sot, Dita Ndërkombëtare e Rokut

Sot, Dita Ndërkombëtare e Rokut

Dita Botërore e Rokut (International Rock Day) festohet çdo vit më 13 korrik. Kjo ditë përkujton koncertet historike Live Aid të vitit 1985, të mbajtura njëkohësisht në Londër dhe Filadelfia, për të mbledhur fonde për ndihmën ndaj krizës në Etiopi. Phil Collins e shpalli këtë ditë në skenë si “Dita Botërore e Rokut” dhe që atëherë festimi është bërë shumë popullor në të gjithë botën. Koncerti masiv i bamirësisë u organizua nga Bob Geldof dhe Midge Ure, për të mbledhur fonde për të luftuar urinë në Etiopi. Koncerti bashkoi në skenë legjenda të tilla si Queen, David Bowie, U2, Led Zeppelin, The Who, Elton John, Paul McCartney dhe Phil Collins. Megjithëse aktiviteti pati një ndikim në mbarë botën, data fillimisht u festua me entuziazëm të...