Sonte në Prishtinë “Summer Stand Up”, humor, muzikë dhe argëtim në Platonë e Pallatit të Rinisë

Sonte në Prishtinë “Summer Stand Up”, humor, muzikë dhe argëtim në Platonë e Pallatit të Rinisë

Prishtina do të mirëpresë sonte një mbrëmje të veçantë argëtimi me organizimin e “Summer Stand Up”, aktivitet që do të mbahet në Platonë e Pallatit të Rinisë. Programi nis në ora 19:00 me një DJ set nga Kafu dhe muzikë live, të cilat do të krijojnë atmosferën për publikun para fillimit të shfaqjes, njofton KultPlus. Në ora 20:00, skena do t’i lihet stand-up komedianëve, ku pesë emra të njohur të humorit: Timoleon Gjikopulli, Ernest Zymberi, Lulzim Bucolli, Rron Rama dhe Christos Makariadis, do të sjellin performanca plot të qeshura, energji dhe surpriza. Ngjarja organizohet nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Prishtinës, me synimin për ta afruar kulturën dhe argëtimin te qytetarët përmes stand-up komedisë. Hyrja është falas, ndërsa organizatorët ftojnë të gjithë qytetarët t’i...