“Sofra dardane”/ Grupe folklorike nga të gjitha trevat mblidhen në Tropojë për tre ditë me radhë
Pamje tradicionale, jehona e daulleve dhe vallet popullore krijuan atmosferë festive në edicionin e 24-t të festivalit Sofra Dardane, organizuar nga Unioni Artistik Kombëtar Shqiptar. Për tre ditë me radhë, grupe folklorike nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora u bënë pjesë e këtij aktiviteti, duke përcjellë vlerat më të mira të trashëgimisë sonë kulturore. Në këtë edicion, vëmendje e veçantë iu kushtua kujtesës historike të luftës së drejtë të UÇK në vitin 1999, si dhe mesazhit për liri ndaj krerëve të saj. Ky aktivitet u zhvillua në tre lokalite të ndryshme, starti qe në Bajram Curri, vijoi në Valbonë dhe nata e fundit u përmbyll në Kukës. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv