Pas grabitjes në Parmë, rikthehen veprat e Renoir, Cézanne dhe Matisse

Pas grabitjes në Parmë, rikthehen veprat e Renoir, Cézanne dhe Matisse

Karabinierët italianë kanë gjetur tri piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të cilat ishin marrë gjatë një grabitjeje në një muze pranë Parmës. Tri vepra të rëndësishme të Pierre-Auguste Renoir, Paul Cézanne dhe Henri Matisse janë rikuperuar nga Policia italiane, disa muaj pas grabitjes në Fondacionin “Magnani Rocca”. Ngjarja ndodhi gjatë natës mes 22 dhe 23 marsit 2026, kur autorët hynë me forcë në muze dhe u larguan me veprat brenda pak minutash, pasi alarmi njoftoi autoritetet. Në mesin e pikturave të rikuperuara është “Tasse et plat de cerises” e Paul Cézanne, me vlerë rreth 6 milionë euro, si dhe “Les Poissons” e Renoir, e vlerësuar në rreth 3 milionë euro. Piktura e Henri Matisse, “Odalisque sur la terrasse”, vlerësohet rreth 20 mijë euro....