Nga Shkodra drejt Europës, Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor mbyll turin me muzikë

Nga Shkodra drejt Europës, Orkestra Rinore e Ballkanit Perëndimor mbyll turin me muzikë

Teatri “Migjeni” mirëpriti koncertin “Me dashni nga Shkodra drejt skenave europiane”, ku muzikantët e rinj interpretuan vepra shqiptare dhe ndërkombëtare. Shkodra ishte ndalesa përmbyllëse e turit të Orkestrës Rinore të Ballkanit Perëndimor, e cila solli në skenën e Teatrit “Migjeni” një mbrëmje kushtuar muzikës simfonike dhe talentit të të rinjve. Nën drejtimin e Desar Sulejmanit dhe Harlen Nikollit, orkestra interpretoi një repertor të përzgjedhur nga krijimtaria e kompozitorëve shqiptarë dhe botërorë. Koncerti, i titulluar “Me dashni nga Shkodra drejt skenave europiane”, shënoi fundin e disa ditëve të aktivitetit artistik në qytet. Për Sulejmanin, i cili është edhe drejtor artistik dhe me origjinë nga Shkodra, koncerti kishte një domethënie të veçantë personale. “Është një emocion gjithmonë i veçantë, është emocion prekës për mua se unë djalë...