Shpallen nominimet për Emmy 2026, “The Pitt” kryeson me 25 nominime

Shpallen nominimet për Emmy 2026, “The Pitt” kryeson me 25 nominime

Janë shpallur nominimet për edicionin e 78-të të Çmimeve Emmy, duke nisur zyrtarisht garën për vlerësimet më prestigjioze të televizionit amerikan. Këtë vit, seriali dramatik “The Pitt” i HBO Max udhëheq listën me 25 nominime, duke u bërë produksioni më i nominuar i vitit. Një nga fituesit më të mëdhenj të shpalljes së nominimeve është edhe Apple TV+, me serialet e reja “Pluribus”, “Margo’s Got Money Troubles” dhe “Widow’s Bay”, të cilat siguruan një numër të madh nominimesh në kategoritë kryesore. Në mesin e surprizave më të mëdha është mungesa e “Euphoria” nga gara për serialin më të mirë dramatik, megjithëse yjet e tij, Zendaya dhe Colman Domingo, janë nominuar për interpretimet e tyre. Po ashtu, seriali “Heated Rivalry” nuk u përfshi në garë pasi...