Shfaqja ‘Nën hijen e një peme…’ prezantohet në Cividale del Friuli

Shfaqja ‘Nën hijen e një peme…’ prezantohet në Cividale del Friuli

Shfaqja “Nën hijen e një peme u ula dhe qava”, e cila deri më tani ka marrë vlerësime të shumta pozitive nga kritika ndërkombëtare, do të prezantohet më 19 korrik 2026, në orën 19:30, në Teatro Ristori, Cividale del Friuli, Itali, si pjesë e festivalit prestigjioz Mittelfest, një festival ndërkombëtar i arteve performuese që mbledh së bashku teatrin, muzikën, vallëzimin dhe krijimtarinë bashkëkohore nga Evropa Qendrore dhe më gjerë. Në këtë produksion luajnë aktorët e njohur Arben Bajraktaraj, Ilire Vinca, Amernis Nokshiqi, së bashku me një ansambël artistësh nga Kosova dhe Afrika e Jugut. Shfaqja është me regji të Blerta Nezirajt dhe tekst të Jeton Nezirajt. Produksioni është vlerësuar lart nga mediat ndërkombëtare. Deutschlandfunk Kultur nga Gjermania e ka cilësuar si “një produksion të rëndësishëm” me...