“Shame and Money” i Visar Morinës do të ketë premierën rajonale në Sarajevo Film Festival
Filmi “Shame and Money”, me skenar dhe regji nga Visar Morina, do të ketë premierën rajonale në garën kryesore (Main Competition) të Sarajevo Film Festival, njërit prej festivaleve më prestigjioze të filmit në Evropën Juglindore. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, e cila e cilësoi përzgjedhjen si një tjetër arritje të rëndësishme për kinemanë kosovare në skenën ndërkombëtare. “Shame and Money” është një produksion i Vicky Bane dhe Schuldenberg Films, në bashkëprodhim me Eagle Eye Films Kosova, Vertigo Ljubljana, On Film Production, List Production dhe Quetzalcoatl, shkruan KultPlus. Në rolet kryesore interpretojnë Astrit Kabashi, Flonja Kodheli, Kumrije Hoxha, Fiona Gllavica dhe Alban Ukaj. Skenari është shkruar nga Visar Morina dhe Doruntina Basha, ndërsa producentë janë Fabian Altenried, Sophie Ahrens, Kristof Gerega,...
Burimi:
kultplus.com