“Shadow- Euridika thotë” shfaqje e Teatrit Kombëtar Eksperimental vijon udhëtimin artistik ndërkombëtar

“Shadow- Euridika thotë” shfaqje e Teatrit Kombëtar Eksperimental vijon udhëtimin artistik ndërkombëtar

Nga Juljana Vrapi  “Shadow- Euridika thotë” që më parë shënoi premierën në skenën e Tiranës vijon udhëtimin artistik ndërkombëtar. “Shadow-Euridika thotë”  nga fituesja e çmimit “Nobel”, Elfriede Jelinek vijon udhëtimin artistik ndërkombëtar me dy prezantime këtë qershor. Një vepër bashkëkohore sipas teatrit, që sjell zërin e Euridikës në një rrëfim poetik, intim dhe tronditës. Shfaqja në 10 qershor do të jetë në skenën e Teatrit Shqiptar në Shkup, si dhe në 25 qershor  “Shadow- Euridika thotë” do të shfaqet në Festivalin “Bembo Fest”, organizuar nga Theatre Fort Forno në bashkëpunim me Bashkinë e Bale. Kjo vepër nga Elfriede Jelinek është përkthyer në anglisht nga Gitta Honegger. Regjia Sabine Mitterecker dhe me aktoret Flobensa Bezati, Albana Koçaj dhe Adriana Tolka. Inxhinier zëri Wolfgang Musil. Teatri Kombëtar...