Sekreti i sjelljes së maceve: pse u pëlqen të flenë mbi rrobat tuaja?
Shumë pronarë macesh e njohin mirë të njëjtën skenë: lini një bluzë mbi shtrat, një pulovër në karrige apo rroba të sapolara, dhe kur ktheheni, macja tashmë është rehatuar dhe po fle mbi to. Edhe pse mund të duket si rastësi, ekspertët shpjegojnë se kjo sjellje ka arsye të qarta që lidhen me instinktet dhe ndjeshmërinë e maceve. Aroma juaj i tërheq më shumë Macet e përjetojnë botën kryesisht përmes nuhatjes. Rrobat tuaja mbajnë aromën tuaj të njohur, e cila për to është e sigurt dhe qetësuese. Kur shtrihen mbi to, macet kërkojnë rehati, afërsi dhe ndjenjë sigurie. Ngrohtësia dhe rehatia Macet preferojnë vendet e ngrohta. Rrobat e sapo hequra ruajnë nxehtësinë e trupit, duke u bërë shumë më tërheqëse se sipërfaqet e ftohta si...
Burimi:
syri.net