Dita Botërore Humanitare, solidaritet me njerëzit e prekur nga krizat
19 gushti shënon Ditën Botërore Humanitare, një ditë kushtuar nderimit të punonjësve humanitarë dhe solidaritetit me njerëzit e prekur nga krizat në mbarë botën. “Në situata ku jetët janë në rrezik, njerëzit që angazhohen për të ndihmuar nuk duhet të jenë kurrë objektiv i dhunës”, thotë OKB. Megjithatë, punonjësit humanitarë vijojnë të vriten, plagosen, rrëmbehen, ndalohen dhe pengohen gjatë përmbushjes së misionit të tyre. Shumica e tyre janë staf vendas, që ofrojnë ndihmë për komunitetet e tyre. Sipas së drejtës ndërkombëtare, civilët, përfshirë punonjësit humanitarë dhe personelin mjekësor, duhet të respektohen dhe të mbrohen. Palët në konfliktet e armatosura kanë detyrimin të lejojnë dhe lehtësojnë ofrimin e ndihmës humanitare për njerëzit në nevojë, në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare. Sulmet ndaj personelit humanitar...
Burimi:
kultplus.com