Hilmija Catović sjell jetën rurale në ekspozitën e Galerisë Kombëtare të Kosovës

Hilmija Catović sjell jetën rurale në ekspozitën e Galerisë Kombëtare të Kosovës

Piktura “Figura në Peizazh” (1976) e artistit Hilmija Catović (1933–2017) është pjesë e ekspozitës “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, e kuruar nga Hana Halilaj, në Galerinë Kombëtare të Kosovës. Në krijimtarinë e Catovićit, jeta rurale shfaqet përmes një gjuhe të qetë dhe intime, ku ngjyrat e ngrohta, peizazhet dhe figurat njerëzore ndërthuren në skena të përditshme. Në “Figura në Peizazh”, një djalë paraqitet brenda një mjedisi rural. Paleta e ndriçuar dhe detajet e figurës krijojnë një moment të veçantë vëmendjeje, ndërsa peizazhi përreth ruan qetësinë dhe ritmin e jetës së përditshme. Në ekspozitë prezantohen edhe veprat “Peizazh” dhe “Pritja”, në të cilat Catović rikthehet te i njëjti horizont rural. Tokat e punuara shtrihen në plane të gjera dhe krijojnë ndjesinë e...