OpenAI prezanton “ChatGPT for Teens”, versionin e ri të krijuar për adoleshentët

OpenAI prezanton “ChatGPT for Teens”, versionin e ri të krijuar për adoleshentët

OpenAI ka prezantuar “ChatGPT for Teens”, një përvojë e posaçme e ChatGPT e krijuar për përdoruesit nga 13 deri në 17 vjeç, me masa më të forta sigurie, mjete të reja për prindërit dhe funksione që synojnë ta përdorin inteligjencën artificiale më shumë si ndihmë për të mësuar. Sipas OpenAI, përdoruesit që deklarojnë se janë 13–17 vjeç, ose që sistemi i vlerëson si nën 18 vjeç, do të kalojnë automatikisht në përvojën e krijuar për adoleshentët. Një nga ndryshimet kryesore lidhet me mënyrën se si ChatGPT i ndihmon nxënësit. Në vend që të japë menjëherë përgjigjen përfundimtare të një detyre, sistemi mund t’i udhëzojë ata përmes pyetjeve, hapave të zgjidhjes dhe shpjegimeve, me synimin që të zhvillojnë të menduarit kritik dhe ta kuptojnë vetë problemin....