Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

Samiti i UNESCO-s/ Butrinti, Berati e Gjirokastra vlerësohen në sesionin e forumit global në Korenë e Jugut

Komiteti i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, forumi më i rëndësishëm global për mbrojtjen dhe menaxhimin e trashëgimisë botërore, zhvilloi javën që lamë pas sesionin e 48-të në Busan të Koresë së Jugut. Mbi 3 mijë delegatë dhe ekspertë nga 196 Shtete Palë të Konventës së Trashëgimisë Botërore u mblodhën për të diskutuar politikat dhe masat për ruajtjen e pasurive kulturore dhe natyrore me Vlerë Universale të Jashtëzakonshme. Komiteti miratoi zgjerimin e madh të zonave të sheshta të baticës dhe zbaticës në Kore, katër rajone bregdetare kyçe për të forcuar mbrojtjen e shpendëve shtegtarë dhe jetës detare të rrezikuara. Të premten, Komiteti votoi pro për të shtuar sitin arkeologjik të Sebastia-s në Bregun Perëndimor verior dhe pesë fortesa në rajonin Jabal Amel të Libanit jugor në...